Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje se çfarë i kanë thënë tre policët e rrëmbyer shefit të Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jasharit.
“Sot, ambasadori Jashari, është takuar me tre oficerët, Beqir Sefa, Rifat Zeka, Shemë Mustafa, të cilët janë rrëmbyer në territorin e Ksoovës më 14 qershor. Vizita është realizuar në Qendrë ne Paraburgimit në Kralevë, ku tre oficerët janë duke u mbajtur nga 16 qershor. Takimet janë mbajtur ndaras, pra me secilin nga 15 minuta. Secili prej oficerëvee ka përshkruar ngjarjen e rrembimit të tyre nga momenti I kapjes deri te dalja para prokurorit dhe gjykatësit në Gjykatën e Kralevës më 16 qershor. Ata kanë deklaruar sin ë vijim: Më 14 qershor 2023, rreth orës 12:30 duke ngrënë dreken, papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar, të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të sigurisë të Serbisë, të cilët i kanë sulmuar dhe c’armatosur dhe me thes në kokë I kanë dërguar në veturat e tyre. Me rastin e sulmit ndaj tre policëve, zoti Sefa ka theksuar see disa nga pjesëtarët kanë shkrepur armët në ajër sipas të gjitha gjasave, mendon ai, për të shkaktuar panik tek oficerët policorë dhe për të ta bërë më të vështirë rezistencën e tyre.”, tha ajo.
“Në momentin e kidnapimit, ata ishin duke ngrënë drekë në tavolinën e improvizuar, e cila është afër gropës së parë dhe 15 metra larg gropës së dytë… Dhe të dyja gropat janë brenda territorit të Kosovës, që nuk është larg mendsh sepse nuk hapim gropa në territorin e Serbisë, dhe së paku 200 metra larg vijës kufitare që e ndan Kosovën me Serbië. Pas kidnapimit janë dërguar fillimisht diku fnë territorin e Rashkës, ku pas një ore kanë ardhë forca të tjera I kanë dërguar diku në Beograd. Në Beograd janë mbajtur deri më 16 qershor, kur ka skaduar afati 48 orësh i mabjtjes në polici. Kanë theksuar se gjatë 48 orëve nuk janë maltretuar fizikisht, por nuk i është dhënë ushqim i mjaftueshëm, vetëm nga një cope buke dhe jo më shumë, ndërsa Shemë Mustafa që ka probleme kronike shëndetësore me organet e frymëmarrjes, i është dhënë një ineskion, nuk dihet me çfarë efekti dhe një pompë për frymëmarrje.”
“Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevëve. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë. Dje autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë të higjenës, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg. Përmes Jasahrit dhe kontaktit me familjen e tij do të përpiqemi që të sigurojmë medikamentet për Mustafën.”
“Atyre u është thënë se do të mund të vizitohen nga familjet e tyre ditën e premte por na mbetet të presim se sa mund të realizohet një takim i tillë”, ka deklaruar Gërvalla.