Telenews

Të shtënat me armë në Dardani: Dyshohet se u gjuajt nga një veturë në lëvizje, u gjetën disa gëzhoja

 

 

Kryeqyteti as sonte nuk ka gjetur qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në një parking në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit nuk janë kapur, raporton Sinjali.

Burimet kanë bërë me dije se lokacioni ku ndodhi incidenti është rrethuar me shirita dhe aty janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohet të jenë armës që është përdorur.

Provat e gjetura janë sekuestruar, ndërkohë që hetimet kanë nisur.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit kanë gjuajtur nga vetura dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivet e rastit.

Prishtina nuk gjen qetësi, të shtëna me armë në Dardani (VIDEO)

 

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj