Telenews

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Kështu tha për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

I dyshuari tjetër është në kërkim policor.

Po ashtu është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfshirë në rast.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia.”

Të ngajshme

Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit

KushtrimGuraj

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

KushtrimGuraj