Telenews

Të shtënat me armë zjarri në orë të vona mbrëmë në Prishtinë, policia kapi katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në lagjen Ulpiana e Re të Prishtinës, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri rreth orës 23:30.

Gjatë kontrollit të personave të dyshuar dhe një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar: Tri armë zjarri, 12 kuti të zbrazura të fishekëve, 98 fishekë dhe disa gëzhoja.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet hetimore.

Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.

Policia apelon për kujdes dhe respektim të ligjit, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që përdorin armë zjarri në mënyrë të paligjshme.

Të ngajshme

Dalin pamjet kur Livias i ndodh atak paniku

Erzana Fazliu

“Nuk e toleroj prekjen fizike”, Gerta përballet me Rozanën pas videos te kuzhina: Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë

Erzana Fazliu

Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

Erzana Fazliu