Telenews

Të shtënat me armë zjarri në Prizren, plagosen dy persona – Policia në kërkim të të dyshuarve

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Prizrenit, menjëherë pas marrjes së informacionit janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje, mirëpo të dyshuarit nuk janë hasur aty.

Të plagosurit, të identifikuar si F.T. dhe V.H. nga Prizreni, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar, njësite policore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu, policia ka siguruar edhe emergjencën spitalore gjatë trajtimit të viktimave.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë incident.

Të ngajshme

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Valjeta Turkaj

Rama: Deri në 2028, s’do blejmë energji nga jashtë

Valjeta Turkaj

Hoti: Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë

Valjeta Turkaj