Telenews

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin
Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësisht Njësia e Trafikut Rrugor, ka shqiptuar një masë ndëshkuese ndaj një shoferi për kundërvajtje trafiku, pasi është kapur duke e drejtuar automjetin me shpejtësi të tejkaluar.

Gjatë kontrollit të rregullt me radar, në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 03:05, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Prelez i Jerlive, është evidentuar një veturë e tipit Audi me targa vendore, e cila po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Drejtuesi i automjetit, F.B., 41 vjeç, është gjobitur prej 300 euro, 3 pikë negative në patentë dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një periudhë prej 3 muajsh.

Policia e Ferizajt ka deklaruar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara dhe veprime të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

Policia ka apeluar qytetarët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve.

Për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, njoftoni Policinë e Kosovës përmes:

192 | 0290/326-250 | 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu