Telenews

Tejkalon në vijë të plotë, vozitësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Një vozitës ka bërë një veprim të rrezikshëm edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion me automjetin e tij.

Për tejkalimin në vijë të plotë atij i është marrë patentë shoferi për tre muaj.

Po ashtu është gjobitur edhe me 150 euro, njofton policia e Gjilanit.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut. Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro-ve, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferin dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj