Telenews

Teleferiku i Gërmisë po rikthehet, Rama jep detaje

Teleferiku i Gërmisë po rikthehet.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili njoftoi se në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti.

Ai shtoi se në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti.

Postimi i plotë:

Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijnë.

Gërmia ka qenë gjithmonë më shumë se një park, është hapësira jonë e përbashkët, frymëmarrja e qytetit dhe një potencial i pashfrytëzuar për t’u kthyer në një pistë të vërtetë skijimi dhe pistë për sporte tjere reakreative.

Në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti, i cili tashmë po merr trajtë të qartë zhvillimore.

Duke qenë se Gërmia është zonë e mbrojtur, çdo hap do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi.

Në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti.

Një zhvillim i madh është në horizont.

Të ngajshme

Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për paga dhe protestën e 1 Majit

Valjeta Turkaj

Dyshohet se një person është vetëvrarë në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Raportohet për tre të vrarë nga të shtënat pranë konsullatës izraelite në Stamboll

Valjeta Turkaj