Telenews

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

telefonat-do-te-behen-edhe-me-te-shtrenjte-vetem-brenda-pak-muajsh,-ja-pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave.

Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10% të tjera për të luftuar tarifat e SHBA-së, luhatjet e tregut dhe faktorë të tjerë të jashtëm, duke çuar në telefona inteligjentë më të shtrenjtë për konsumatorin.

Çipat e TSMC aktualisht përdoren në të dy telefonat Apple dhe Samsung, shkruajnë mediat e huaja.

Telefonat iPhone 17 do të përdorin çipat A19 këtë muaj, ndërsa seria Samsung Galaxy S26 ka shumë të ngjarë të përdorë Snapdragon 8 Elite Gen 2 (ose 8 Elite Gen 5) të Qualcomm vitin e ardhshëm.

Si çipat e serisë A ashtu edhe procesorët Snapdragon prodhohen në fabrikat e TSMC, dhe të dy kompanitë nuk pritet të ndalojnë së bëri biznes me prodhuesin me bazë në Tajvan së shpejti.

iPhone 17 – veçanërisht iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max – ka shumë të ngjarë të shohin një rritje çmimi këtë vit, dhe do ta dimë me siguri kur të zbulohen më 9 shtator.

Për momentin, rritja e çmimit të përfolur është rreth 50 dollarë.

Të ngajshme

Google Translate përdor Al për të ndihmuar përdoruesit të mësojnë gjuhë të reja

KushtrimGuraj

Google po lanson funksionin e përmirësuar Quick Share – për çfarë na shërben ai?

Valjeta Turkaj

​WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të Al

Valjeta Turkaj