Telenews

Telekomi i Kosovës jep sqarime lidhur me problemet në rrjetin “Vala”

Telekomi i Kosovës ka publikuar një sqarim për problemet që nga mbrëmja e së mërkurës në rrjetin e ‘Vala’, duke njoftuar klientët se kanë qenë shkak i procesit të migrimit të platformave dhe implementimit të kodit shtetëror mobil.

Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, ky proces ka sjellë nevojën për rikyçjen e telefonave në rrjet për shkak të ndryshimit të kodit nga ai i Monakos në atë të Kosovës.

Ndërkaq, fluksi i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, duke çuar në disa konsumatorë të palokalizuar.

“Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit. Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar”, thuhet në njoftim.

Nëpërmjet njoftimit të tyre, Telekomi i Kosovës i bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe durim gjatë kësaj periudhe, duke informuar se për shkak të ngarkesës momentale, operatorët në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale mund të mos mund t’u përgjigjen menjëherë.

 

source

Të ngajshme

Sa shpesh e ndërroni telefonin tuaj?

KushtrimGuraj

Google ‘anulon’ planet për të hequr “cookies” nga Chrome

KushtrimGuraj

Nëse dëshironi të fshehni numrin tuaj në WhatsApp, aplikacioni po punon në një veçori të tillë

KushtrimGuraj