Telenews

Temperaturat e larta, Policia kërkon nga qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve

Policia e Kosovës përmes një reagimi publik, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve gjatë këtyre ditëve kur temperaturat janë të larta.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj