Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë, transmeton Gazeta Telenews.
Sipas IHMK-së, parashihet javë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
“Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.”
“E hëne – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.
E marte – Mot kryesisht i ngjajshëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme.Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
Të kujtojm se në këtë javë, pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024.”