Telenews

Temperaturat minimale edhe më të ulëta sot, ky është parashikimi i motit

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe nesër në vendin tonë, transmeton Telenews.

Gjatë ditës së sotme, sipas IHMK-së. temperaturat minimale do të shkojnë deri në 5 gradë, kurse ato maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

“E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales, deri ditën e premte, ku sërish do të të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.”

Të ngajshme

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

KushtrimGuraj

Efekti i rrjeteve sociale tek fëmijët, zgjidhje po shihet edukimi medial në shkolla

KushtrimGuraj

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

KushtrimGuraj