Telenews

Temperaturat në rënie, Mendim Rugova tregon çfarë moti na pret

Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditëve të ardhshme temperaturat janë në rënie deri në 25-26°C”.

Ai tha sot në #Gjesi se sot gjatë natës mund të ketë rrebeshe shiu”.

“Orët e mëngjesit të ditës së martë po pritet të ketë më shumë të reshura të shtrira mbi territorin e vendit”, tha ai.

Temperaturat, nesër mund të bien deri në 24-22°C, tha ai.

Ditën e mërkurë dhe të enjten “mbeten ende vranësirat”, tha Mendim Rugova, dhe “ka gjasa të ketë ende ndonjë rrebesh”.

“Deri ditën e premte janë temperaturat nën vlerat mesatare”, tha ai.

“Për fat të mirë nuk kemi aso stuhi të ashpra që po zhvillohen nëpër rajon”, tha Mendim Rugova.

Të ngajshme

Kelmendi: Gjykata Speciale s’e hoqi asnjë pyetje që ia kam dërguar Thaçit

KushtrimGuraj

Trupi i mërgimtarit 33 vjeçar ende s’është gjetur, Policia apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura e Ujmanit

KushtrimGuraj

Alarmon eksperti: Sinjalizimi mungon në 95% të rrugëve lokale dhe 40% të atyre regjionale (VIDEO)

Donat Hashani