Telenews

Temperaturat sot mund t’ju duken të pabesueshme, por ndryshojnë shpejt

moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim

Gjatë këtyre ditëve kemi fuqizim të masave të ngrohta ajrore, të cilat po sjellin temperatura të larta për këtë periudhë kohore, ani pse kushtet e motit nuk janë të qëndrueshme.

Pra, të shtunën do të kemi kulminacionin e masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, ku moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 27°C. Temperatura këto mjaft të larta për këtë periudhë.

Megjithatë, vonë pasdite apo në mbrëmje, mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara. Në ndërkohë, nga mesnata apo gjatë orëve të para të 24-orëshit të së dielës, pritet të depërtojë një front i ftohtë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu si dhe vetëtimë dhe bubullimë.

Bashkë me masat e nxehta, do të vijnë edhe koncentrime të reja të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, e temperaturat do të pësojnë ulje për disa gradë, por mbesin ende të larta për këtë periudhe kohore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 65 km/h.

Nga dita e hënë pritet gradualisht të shtrihen masa të ftohta nga veriu i kontinentit, duke sjellur ulje të temperaturave si dhe reshje shiu, e në zonat malore edhe borë.

Të martën, do të kemi depërtimin e mëtejshëm të masave të ftohta, duke sjellë ulje të mëtejshëm të temperaturave, pranë pikës së ngrirjes si dhe reshje të izoluara bore.

Nga dita e mërkurë përmirësim i motit dhe rritje graduale e temperaturave në vlerat maksimale, ndërsa mëngjeset do të mbesin me acar.

Të ngajshme

Hasani: Afro 1 milion protestues në Beograd – situata mund të eskalojë

Donat Hashani

LDK në Gjilan sot mban konferencë për media

Donat Hashani

Aksion apo Mashtrim? Si Po Manipulojnë Disa Biznese me Çmime në Kosovë

KushtrimGuraj