Telenews

Tenderi që dyshohet se u kurdis, Komuna e Prishtinës merr një vendim të ri për lotin që u pezullua

Komuna e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e kompanisë “Agri Bau” për rishqyrtim të vendimit për Lotin 1 të tenderit për dekorimet verorore, dimërorë dhe shënimin e datave me rëndësi, për të cilin e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Te Fatosi”. Të martën u raportua se ky tender dyshohet të jetë i kurdisur, duke iu përshtatur specifikat një kompanie. Të njëjtën ditë, Komuna e ka pezulluar këtë lot.

Në vendimin e publikuar sot në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik thuhet se kompania nuk ka paraqitur argumente të qëndrueshme për të mbështetur pretendimet e saj dhe se kërkesa për rishqyrtim e parashtruesit është refuzuar si e pabazuar në tërësi.

“Autorizohet autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës që të vazhdoj me aktivitetinm e prokurimit të përcaktuar si në pikën 1 të këtij vendimi”, theksohet tutje në vendim.

“Agri Bau” ishte shpallur fillimisht fituese për këtë lot, por ky lot ishte pezulluar pas ankesës që kompania “Te Fatosi”, e cila e ka fituar edhe Lotin 2 të këtij tenderi, kishte dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurorimit. Kjo kompani e kishte tërhequr ankesën më pas.

Tri javë pas tërheqjes së ankesës, Komuna e Prishtinës e kishte shpërblyer këtë kompani me kontratë edhe për Lotin 1.

“Autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës shpërblen me kontratë Operatorin Ekonomik “Te Fatosi” SH.P.K, 810326430, në bazë të kriterit Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lirë prej 139,630.00 E”, thuhet në vendim.

Në këtë vendim, ishin përmendur edhe arsyet e eliminimit të kompanisë “AGRI BAU”.

“Ju keni dorëzuar pajisjen me nr regjistrimi 01-507-QI në pronësi të “Blini Cleaners” SHPK, si dhe pajisjen me nr regjistrimi 01-368-JB në pronësi të “ANEA GRUP”. Kontratat-Marrëveshjet që keni dorëzuar për këto pajisje objekt të kontratës kanë angazhimin dhe kryerjen e punëve me mjetet motoric gjegjësisht kamionat special gjatë instalimeve elektrike, dekorimeve të objekteve dhe punëve ku nevojitet përdorimi i koprës për nevoja të Agribau SHPK. Kontratat-marrëveshjet e dorëzuara janë në kundërshtim me kërkesat e DT’së dhe njoftimit për kontratë”, thuhet në vendim.

“OE-ik në këtë rast është dashur të themelojnë Grup të Operatorëve ose ti paraqes si nen kontraktor “ANEA GROUP” dhe “Blini Cleaners” SHPK, conform LPP’së dhe akteve tjera dytësore”, thuhej tutje në vendim.

Për këto pretendime, “Agri Bau” në kërkesë ka thënë se nuk kanë nën kontraktuar asnjë pozicion nga paramasa apo pjesë të kontratës që do t’i obligonte t’i paraqesin dy kompanitë e tjera si nënkontraktor.

“Ne kemi ofruar dokumentacionin Kontratave-Marrëveshje se kemi në shfrytëzim apo dispozicion dy auto-shporta dhe një kamion viç me shportë në pronësi tonën ashtu siç kërkohet tek FTD. Kontratë-Marrëveshjet të cilat i kemi ofruar janë marrëveshje ku decidivisht shkruhet se janë marrëveshje për shportën ngritëse, në këtë kontratë janë të evidentuara lloji i automjetit nr i tabelave të automjetit dhe nuk janë kontrata apo marrëveshje për Nënkontraktim të ndonjë pjese të kontratës.
Ne nuk kemi Nën-kontraktuar asnjë Pozicion nga paramasa apo pjesë të kontratës e cila na obligon ta paraqesim si nënkontraktor sepse ne me këto marrëveshje kemi kontraktuar Shportat ngjitëse vetëm për përdorim të shportës gjatë instalimeve që ne i bëjmë dhe punimeve që ne si Agribau SHPK do ti kryejmë dhe kjo nuk na obligon që ne të paraqesim si nënkontraktor”, thuhet në kërkesë.

Aty thuhet se eliminimi i tyre ka qenë i qëllimshëm dhe se vlerësimi nga ana e komisionit ka qenë tendencioz.

“Në pamundësi të gjetjes së një argumenti të vetëm më qëllim të eliminimit të kompanisë tonë, ju si AK në bazë të një vlerësimi tendencioz nga ana e komisionit keni marrur vendim për eliminim të kompanisë tonë me një arsyetim për Shportat ngritëse i cili pretendim i OE’së ankuese nga ana juaj ka qenë pretendim i pa bazuar”

Reporteri.net ka raportuar të martën se tenderi që ka dhënë Komuna e Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit, gjatë verës dhe shënimin e datave me rëndësi, dyshohet të jetë “i kurdisur”.

Disa nga dekorimet kryesore që janë specifikuar tek dosja e tenderit, veçse kanë qenë në depon e Kompanisë “Te Fatosi” që është shpallur fituese për të dy Lotet. Këto dekorime kanë qenë të ekspozuara vitin e kaluar në një prej qendrave tregtare në vend dhe në dyqanin e kompanisë në fjalë. Kjo dëshmohet edhe në faqet nëpër rrjete sociale edhe të qendrës tregtare në fjalë, por edhe të kompanisë “Te Fatosi”, ku janë postuar fotografi të këtyre dekorimeve të gatshme dhe vetëm është nevojitur transporti dhe vendosja e tyre në sheshet e kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës nuk është përgjigjur në pyetjet e Reporteri.net për këto dyshime dhe mos përfshirjen e dekorimeve verore. Përgjigjje lidhur me dyshimet e ngritura s’ka kthyer as kompania “Te Fatosi”.

 

Të ngajshme

Berisha shkon në Gjermani, nuk do të paraqitet në SPAK

Erzana Fazliu

Drilon Rama pasi fitoi Big Brotherin: Do të bëhem kampion bote në Boks

Erzana Fazliu

Pse peshku është më i mirë se mishrat e tjerë?

Erzana Fazliu