Telenews

Tensionet në Iran, të hënën mblidhet Kolegji i Sigurisë në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar lidhur me situatën aktuale në Iran, duke paralajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje të posaçme për sigurinë.

Përmes një postimi publik, von der Leyen bëri të ditur se do të thërrasë një Kolegj të posaçëm Sigurie ditën e hënë, në funksion të vlerësimit të zhvillimeve të fundit dhe koordinimit të qëndrimeve në nivel evropian.

Ajo theksoi se për sigurinë dhe stabilitetin rajonal është thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës.

“Pas situatës së vazhdueshme në Iran, do të thërras një Kolegj të posaçëm Sigurie të hënën. Për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, është me rëndësi të madhe që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm përmes sulmeve të pajustifikuara të Iranit ndaj partnerëve në rajon” shkroi von der Leyen, në “X”.

Të ngajshme

Sokol Brahaj: Dy raketa balistike u nisën nga harta e Iranit, por mbetet e paqartë kush i lëshoi

KushtrimGuraj

MPB organizon tryezë në Mitrovicën e Veriut, disa OJQ serbe e bojkotojnë

KushtrimGuraj

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

KushtrimGuraj