Telenews

Tensionet në Kosovë, Begaj bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it

Prej ditësh situata në Veri të Kosovës është më e tensionuar se asnjëherë më parë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it. Po ashtu, ai i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Të ngajshme

Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur

Rrezarta Ramaj

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Yllka Gashi

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Yllka Gashi