Telenews

Tensionet në Kuvend, Rama: Kanë prekur fundin

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se deputetët opozitarë kanë prekur fundin duke marrë me vete “hallin e një të kërkuari nga drejtësia”.

Në një reagim për tensionet që shkaktuan mbështetësit e Sali Berishës këtë të hënë në Kuvend, në seancën që pritej të diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2024.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.”, shkruan Rama në platformën X.

Seanca zgjati vetëm pesë minuta për shkak të kaosit që shkaktuan deputetët e Foltores. Flamur Noka ndezi një flakadan dhe për këtë arsye u përjashtua nga seanca. Buxheti u votua në parim ndërsa nuk pati asnjë diskutim për shkak se salla e Kuvendit u “pushtua” nga tymi i flakadanëve që hodhën.

Të ngajshme

‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

KushtrimGuraj

Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

KushtrimGuraj

Peci: Pa balotazh mendoj që është dashur ta fitoj Mitrovicën

Donat Hashani