Telenews

Tensionet në veri, në Zveçan digjet një veturë e Policisë së Kosovës

Para objektit të Komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbë, raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë, para pak minutash. Ndërkohë që është parë edhe tym i gazit lotsjellës. 

E pak metra më larg, një veturë e Policisë së Kosovës ka marrë flakë, raporton gazeta online Reporteri.net. Pamjet janë shpërndarë në Twitter nga banorët lokal.

Më herët, tek grumbulli i protestuesve para Komunës së Zveçanit është parë edhe tym i gazit lotsjellës.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi