Telenews

Tensionet në veri, Zvicra del me thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës ka nxitur edhe reagimin e shtetit zviceran.

Në një reagim zyrtar zviceranët kanë bërë thirrje që palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta eskalonte situatën edhe më tej.

Në reagim tutje thuhet se forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë për komunitet lokale në veri të Kosovës.

“I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagim.

 

Të ngajshme

Barbano thekson rëndësinë e kontributit të Holandës në EULEX

Erzana Fazliu

“Ambienti” del me njoftimin për shpërthimin e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

Valjeta Turkaj

Kryebashkiaku i Londrës: Trump ka inkurajuar të djathtën ekstreme në të gjithë botën

Valjeta Turkaj