Telenews

Tentativë për vrasje në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

policia-konfiskon-kozmetike-e-manaferra-pa-dokumente

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person ka shpëtuar pa lëndime nga një tentativë për vrasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:32, dhe sipas viktimës, shtënat janë kryer nga një individ me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje të mëhershme.

Viktima, shtetas kosovar, ka njoftuar Policinë e Kosovës se ndaj tij është shtënë me armë zjarri, por pa pasoja fizike. Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë sekuestruar katër gëzhoja në terren.

Falë shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, gjithashtu mashkull kosovar, i cili pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Deri më tani, nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante hetimore të Policisë së Kosovës. Autoritetet kanë konfirmuar se janë duke punuar në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Të ngajshme

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës –

KushtrimGuraj

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera –

KushtrimGuraj

Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende të tjera –

KushtrimGuraj