Telenews

Tentim grabitje në një shtëpi në Skenderaj, i dyshuari kapet nga familjarët

Një person është arrestuar në fshatin Dashevc të Skenderajt, i cili ishte i maskuar dhe i armatosur (me një pistoletë) pasi që ka tentuar të kryejë një grabitje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar.

I njëjti është kapur në flagrancë nga familjarët dhe është mbajtur në shtëpi deri në mbërritjen e njësisë policore.

Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj