Telenews

Tentim vrasja në Emshir: Identifikohen dy të dyshuar që u përfshinë në plagosjen e të riut

Mbrëmjen e së mërkurës (23 prill), në lagjen Emshir të Prishtinës, një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

I plagosuri është N.Krasniqi, rreth 25-vjeçar, ndërsa i dyshuari kryesor  është Valton Sadiku. 

I njëjti është duke u trajtuar në QKUK, dhe sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Sakaq, në raportin e policisë ceket se lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas burimeve  të dyshuarit ikën me veturë nga vendi i ngjarjes, derisa motivi ende është i paqartë.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj