Telenews

Tentim vrasja te Rruga B, pas më shumë se dy muajsh arrestohet një i dyshuar

Pas më shumë se dy muajsh, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasjen e 12 majit në rrugën “Bardhyl Qaushi” në kryeqytet.

Sipas njoftimit, i dyshuari u kap mbrëmë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“V. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”  me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka  dërguar në mbajtje prej 48 orësh.”, njoftoi Policia.

Të ngajshme

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Donat Hashani

Sot seanca e fundit konstituive, a do të kompletohet parlamenti?

Donat Hashani

Plot ngjarje sot në Kosovë

Donat Hashani