Telenews

Tentim vrasje në Podujevë, një person sulmohet me armë teksa ishte duke vozitur

Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur të martën në Podujevë.

Policia njofton se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke vozitur, është gjuajtur me armë në drejtim të veturës së tij.

“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja, të cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha.

Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Të ngajshme

Rajoni i Ferizajt: 14 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht

Yllka Gashi

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi