Telenews

Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset A.B

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës.

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”.

“Personi i plagosur, A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngajshme

Capital T dhe Adrola Dushi ndajnë momente nga pushimet e tyre të fundit bregdetare

Rrezarta Ramaj

“Digjet” Evropa, Spanja përjeton temperaturën më të lartë

Rrezarta Ramaj

Mësohet çfarë tha Jozi në momentin kur u gjet nga Policia e Tiranës

Rrezarta Ramaj