Telenews

Tentim vrasje në Viti – dy persona në pranga të Policisë

 Një rast i tentim vrasjes është regjistruar sot në komunën e Vitisë, ku dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, duke rrezikuar jo vetëm jetën e viktimës së identifikuar tashmë, por edhe sigurinë e të tjerëve në vendin e ngjarjes.

Kjo ka bërë që rasti të trajtohet edhe si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar motivin dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Policia ka thënë se njësitet janë në terren duke u marrë me rastin, dhe se për momentin nuk ka informacione të tjera.

Të ngajshme

Edhe Ramush Haradinaj i thotë “PO” ftesës së presidentes

Valjeta Turkaj

Ftesa e Presidentes për takim, nga PDK e konfirmojnë

Valjeta Turkaj

Tollovi e madhe në QKUK, nuk bëjnë punë as tri hyrje-daljet

Valjeta Turkaj