Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohet se ka tentuar që ta dhunojë një grua në një motel në Mitrovicë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë / 01.01.2024 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një motel ka tentuar ta dhunojë viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.