Telenews

Tentohet të vritet punëtori i pompës së derivateve në Pejë, i dyshuari u arratis

 

 

Një punëtor në pompën e derivateve në qytetin e Pejës ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është goditur qëllimisht nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje, shkruan Telenews.

Rasti thuhet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:07.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Vetura është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar“, ka njoftuar policia.

Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 mars

Rrezarta Ramaj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj