Telenews

Tentoi të ikte, kapet në Rinas kinezja me mbi 60 mijë euro të padeklaruara

Një shtetase kineze 45-vjeçare ka tentuar të largohet nga Republika e Shqipërisë përmes Rinasit me një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Siç njofton Policia e Shtetit, e dyshuara me vete ka pasur mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë, që nuk i kishte deklaruar.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave“, thuhet në njoftim.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 mijë e 755 euro dhe 10 mijë dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, tha Policia.

Të ngajshme

​Çfarë përfiton ekonomikisht Kosova nga Lojërat Mesdhetare?

Valjeta Turkaj

Gati 900 plus, Arian Tahirit iu shtuan më së shumti vota gjatë rinumërimit

Valjeta Turkaj

Bisedimet e para trepalëshe Ukrainë-Rusi-ShBA, Zelensky i sheh si ‘hap drejt përfundimit të luftës’

Valjeta Turkaj