Telenews

Tentoi trafikimin e drogës nga Kosova në Shqipëri, kapet në flagrancë prizrenasi

Një 33-vjeçar nga Prizreni është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, nën dyshimin se tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri.

Bazuar në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, në veturën e të dyshuarit u gjetën mbi 100 gramë kanabis, dhe e njëjta sasi u sekuestrua, bashkë me automjetin.

“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren”.

“Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Pse japonezët përdorin çadra edhe kur është diell?

Blearta

Alergjitë po vijnë më herët: Çfarë duhet të dini dhe si t‘i parandaloni

Blearta

Hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kapen dy të dyshuarit

Blearta