Telenews

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Tre persona kanë shpëtuar pa lëndime pasi u përballën me një tentativë grabitjeje të armatosur në Rahovec.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00. Viktimat kanë deklaruar se, derisa po lëviznin me veturë, kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Pasi kanë zbritur për ta larguar atë, janë përballur me një person të maskuar dhe të armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tyre, duke goditur rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet janë në vazhdim

Të ngajshme

Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”

Yllka Gashi

Trump paralajmëron bisedime të reja me Iranin, Teherani mohon se ka negociata

Yllka Gashi

Mungesa e kësaj vitamine mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve

Yllka Gashi