FC Barcelona dhe Marc Andre Ter Stegen nuk kanë kaluar ditët më të mira se fundmi.
Në mesin e spekulimeve që portieri gjerman ka refuzuar ndihmën e dhënë nga stafi mjekësor i ekipit, gjatë operacionit të tij, ekipi vendosi të sekuestrojë përkohësisht shiritin e tij të kapitenit.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar gjermani, që thotë se muajt e fundit i ka pasur të vështirë dhe se nuk ka qenë në dijeni se klubit i nevojitet hapësirë për të regjistruar lojtarët.
“Të gjitha nënshkrimet dhe rinovimet e kontratave të Klubit u kryen para operacionit tim, dhe për këtë arsye, në asnjë moment nuk mund ta konsideroja se rrethanat e mia të pafata me operacionin e ri që më është dashur t’i nënshtrohem do të ishin të nevojshme për regjistrimin e kolegëve të tjerë, të cilët i respektoj shumë dhe mezi pres të ndaj dhomën e zhveshjes me ta për shumë sezone. Çdo interpretim alternativ më duket i padrejtë dhe i pasaktë” u shpreh ai.
Ter Stegen duket se po e sheh anën pozitive të gjithë kësaj situate, duke shpresuar që pret ribashkim sa më të shpejt me miqtë e ekipit, sapo të rikuperohet.
Ky është mesazhi i plotë i tij:
Këto muajt e fundit kanë qenë veçanërisht të vështirë për mua, si fizikisht ashtu edhe personalisht. Si çdo lojtar, pas një dëmtimi, përparësia ime e vetme ka qenë gjithmonë të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar ekipin dhe për të bërë atë që dua më shumë: të garoj.
Në javët e fundit, shumë gjëra janë thënë për mua – disa prej tyre krejtësisht të pabazuara. Prandaj, mendoj se është e nevojshme të shpreh versionin tim të ngjarjeve me respekt, por qartë.
Vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor pas konsultimit me profesionistë mjekësorë dhe u miratua plotësisht nga Klubi, dhe gjithmonë me qëllimin për t’i dhënë përparësi shëndetit tim dhe karrierës time sportive afatgjatë, të cilat sigurisht janë plotësisht në përputhje me ato të FCB-së, për të qenë i disponueshëm në fushë sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar të fitoj trofe. Për më tepër, kam njoftuar publikisht kohën minimale të rikuperimit që do të më duhet pas kësaj, e cila më ishte komunikuar nga ekspertët më të njohur dhe gjithmonë në koordinim me Klubin.
Gjithashtu, dua të sqaroj – në dritën e disa spekulimeve – se të gjitha nënshkrimet dhe rinovimet e kontratave të Klubit u kryen para operacionit tim, dhe për këtë arsye, në asnjë moment nuk mund ta konsideroja se rrethanat e mia të pafata me operacionin e ri që më është dashur t’i nënshtrohem do të ishin të nevojshme për regjistrimin e kolegëve të tjerë, të cilët i respektoj shumë dhe mezi pres të ndaj dhomën e zhveshjes me ta për shumë sezone. Çdo interpretim alternativ më duket i padrejtë dhe i pasaktë.
Gjatë gjithë karrierës sime, gjithmonë jam përpjekur të sillem me profesionalizëm, respekt dhe përkushtim ndaj Emblemave që kam përfaqësuar. Kam një dashuri të thellë për FC Barcelonën, këtë qytet dhe mbështetësit e saj, të cilët më kanë qëndruar pranë për kaq shumë vite. Angazhimi im ndaj këtyre ngjyrave mbetet absolut.
E kuptoj që momentet e vështira mund të krijojnë tension, por besoj se, përmes dialogut dhe përgjegjësisë, mund ta zgjidhim këtë situatë në mënyrë konstruktive. Jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me menaxhmentin e Klubit për të zgjidhur këtë çështje dhe për të dhënë autorizimin e kërkuar.
Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë:
Ju dua, Culers!