Telenews

Tërmet i fuqishëm, momenti kur mallrat bien nga rafti në një dyqan dhe fiken dritat e rrugëve

 

 

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao, duke shkaktuar frikën fillestare për një “cunam shkatërrues” të mundshëm.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati lëkundjen e parë vonë të shtunën me magnitudë 7.6 ballë dhe atë që pasoi pak më pas me magnitudë 6.4.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se tërmetet ishin me magnitudë 7.4 dhe 6.1 ballë.

Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit të SHBA më vonë tha se kërcënimi i cunamit “ka kaluar”.

“Luhatje të vogla të nivelit të detit mund të ndodhin në disa zona bregdetare”, thuhet në një deklaratë.

Njerëzit në disa qytete jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit u panë duke dalë me nxitim nga ndërtesat dhe duke qëndruar në zona të hapura. Në qytetin Butuan, pacientët u evakuuan nga një spital.

Në komunën Hinatuan, turma u mblodhën në qendrat e evakuimit.

E një VIDEO më vonë e publikuar ka treguar kaosin në një dyqan teksa goditën lëkundjet.

Videot tregojnë se si lëkundjet e mëdha që goditën ishullin jugor Mindanao të Filipineve, shkundën mallrat nga raftet e dyqaneve dhe fikën dritat e rrugëve.

Sipas BBC, nuk pati raportime të menjëhershme për dëme serioze apo të lënduar./Telenews/

Të ngajshme

Shtrenjtimi i jetesës: Çmimet në “hava”, qytetari jeton me 1.98€

KushtrimGuraj

Shqiptarja në grevë urie për Palestinën: Historia e Teuta Hoxhës, prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën

KushtrimGuraj

Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka

Valjeta Turkaj