Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 05:32 në rajonin e Thesprotisë në Greqi, sipas njoftimit të Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 12 kilometra në lindje të zonës Leptokarya, ndërsa thellësia vlerësohet rreth 13 kilometra.Lëkundjet sizmike u ndjenë në disa zona të Greqisë, por edhe të Shqipërisë. Më konkretisht qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës ishin më të prekurat.Në Sarandë na zgjoi nga gjumi pasi tundej krevati. Dukej sikur zgjati shumë sa filluam të reagonim. Herët e tjera më pak, por ndihej sërish”, tha një qytetar në website-n e Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.Pas tërmetit kryesor janë regjistruar një seri pasgoditjesh, ku më e forta ka arritur magnitudën 4.7, ndërsa një tjetër 3.4 të shkallës Rihter.Guvernatori rajonal i Epirit, Alexandros Kahrimanis, deklaroi për ERT se pasgoditjet po vijojnë, por deri tani nuk janë raportuar probleme serioze. Ai e përshkroi tërmetin si shumë të fortë, veçanërisht në bashkinë Zitsa.Sipas tij, janë regjistruar edhe disa rrëshqitje të vogla gurësh në autostradën Egnatia, në segmentin drejt Igumenicës

