Telenews

Tërmeti dridh Greqinë

Një tërmet goxha i fuqishëm e ka goditur sot Greqinë jugore.

Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se shkalla e lëkundjes ishte 4.7 ballë të Rihterit.

Dridhet u regjistruan rreth orës 12:49 sipas kohës lokale atje.

Epiqendra ishte kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.

Lëkundjet e tokës, raportohet se ndodhën në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit.

Të ngajshme

Erdogan uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Valjeta Turkaj

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj