Telenews

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.7 ballë “shkund” Italinë

termeti-i-forte-me-magnitude-5.7-balle-“shkund”-italine

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros në Itali mëngjesin e kësaj të mërkure.

Tërmeti rreth orës 7:00 u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët, 3.1 dhe 3.4 dhe shumë vende ndjenë tronditje të fortë nga lëkundja që zgjati për disa sekonda, sipas mediave italiane.

Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë , në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige.

Raportohet se një seri tërmetesh pasuan pas atij 5.7 ballë në Marçe. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se ka pasur tërmete të shumta në brigjet e Marche-Pesaro.

Njerëzit dolën në rrugë dhe shumë telefonata u raportuan për dëmtim të banesave, kryesisht çarje të mureve dhe bllokim ashensorësh.

Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet, përcjell TCh.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha institucioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.

I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.

Të ngajshme

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë brenda dy ditëve

Rrezarta Ramaj

Sulm në një shkollë në Turqi: Plagosen 16 persona, vetëvritet autori

Valjeta Turkaj

Dështoi Pakistani, hynë në lojë Kina për negociatat ShBA-Iran

Valjeta Turkaj