Telenews

Tërmeti në Shqipëri: Mehaj telefon Peleshin – i ofron mbështetjen e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi pas tërmetit të mbrëmshëm në Shqipëri.

Ministri kosovar bën të ditur se i ka shprehur Peleshit gatishmërinë për ndihmë me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.

“Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të  strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit”

“Së bashku me Ministrin Peleshi  do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim”.

“Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!’, shkruan Mehaj në Facebook.

Të ngajshme

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Valjeta Turkaj

Sulmi nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, detaje nga gjendja e pacientes

Valjeta Turkaj

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu!

Valjeta Turkaj