Telenews

Tërmeti shemb boshtin e minierës në Kili, një punëtor i vdekur dhe pesë të bllokuar

Një punëtor vdiq dhe pesë kolegë të tij mbetën të bllokuar kur një bosht u shemb për shkak të një tërmeti në minierën më të madhe nëntokësore të bakrit në botë në El Teniente, Kili, tha kompania shtetërore që e drejton atë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi tërmetin me magnitudë 5 ballë të Rihterit 17 milje në verilindje të Machalit, ku ndodhet miniera, të enjten pasdite, raporton ‘The Neë York Times’.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkur pesë punëtorë të zhdukur të premten në mëngjes, ndërsa nëntë të tjerë mbetën të lënduar.

Operacionet në minierë u pezulluan menjëherë pas incidentit.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj