Telenews

Tërmkollit i vdes një person i afërt

Ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkollit, i ka vdekur nëna.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në Facebook, teksa shkruan “Përjetë mirënjohës dhe krenarë me jetën dhe kujtimin për Ty, Nana jonë e mirë!”.

Postimi i saj i plotë:

Ah Nanë, shkove!

Mu këput një copë zemër e zemrës tande Nanë!

Vetëm ti mund të më doje e të më jepje forcë me tërë fuqinë që kishe, ndërsa unë mund të hyja edhe në zjarr për fjalën tande Nanë!

Me fisnikëri na mësove njerëzinë, dinjitetin dhe dashurinë pa fund, për jetën, për familjen, për kombin!

Përjetë mirënjohës dhe krenarë me jetën dhe kujtimin për Ty, Nana jonë e mirë!

Të ngajshme

Rreshje të mëdha përmbytin 25 shtëpi në ishullin Poros, Greqi

Valjeta Turkaj

Murati: E pavërtetë që bizneset po ikin për shkak të çmimeve të naftës

Valjeta Turkaj

Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj