Telenews

Tesla bën dërgesën e parë të kamionëve elektrikë Semi – kamioni i cili premton rreze të vozitjes deri në 800 kilometra

tesla-ben-dergesen-e-pare-te-kamioneve-elektrike-semi-–-kamioni-i-cili-premton-rreze-te-vozitjes-deri-ne-800-kilometra

Tesla i bëri dërgesat e para të kamionëve Semi te klientët e saj gjatë së enjtes në mbrëmje, pesë vite pasi që kamioni i dizajnuar për distanca të gjata ishte prezantuar për herë të parë.

Eventi përfshinte dy kabina kamionësh të stolisur me logot e Pepsi dhe Frito-Lay, degë e PepsiCo për ushqime të lehta.

Tesla Semi ishte shfaqur për herë të parë si prototip në vitin 2017.

Gjatë asaj periudhe drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, kishte thënë se produkti do të fillonte në vitin 2019, raporton CNN.

Pepsi and FritoLay take delivery of the first Tesla Semi trucks

Por gjatë prezantimit në fabrikën e Tesla-s në Sparks të Nevada, Musk nuk bëri të ditur se sa kamionë do të dërgohen aktualisht te PepsiCo, por as sa prej tyre janë duke u prodhuar ose me çfarë ritmi po prodhohen ato.

Kamioni tërësisht elektrik ka një dizajn jo të zakonshëm, pasi që ulësja e shoferit tani gjendet në mes të kabinës.

Megjithatë, sistemi Autopilot i Tesla, i përfolur në prezantimin origjinal, pesë vite më parë, si një përfitim për shoferët e distanca të gjata, nuk u përmend gjatë prezantimit të së enjtes.

Steven Williams, drejtor ekzekutiv i PepsiCo Foods North America, dhe Kirk Tanner, drejtor i PepsiCo Beverages North America, u paraqitën gjatë përfundimit të prezantimit, dhe e falënderuan Musk-un që i lejoi ata që të marrin pjesë në programin e kamionit Semi.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi