Telenews

Tesla shkatërrohet me çekiç në Londër

Aktivistët e Londrës nga grupi “Everyone Hates Elon” shkatërruan publikisht një automjet Tesla në shenjë proteste kundër miliarderit dhe CEO i kompanisë amerikane Elon Musk.

Organizatorët thonë se shkatërrimi i saj ka qenë një “vepër arti publik” në të cilën kanë marrë pjesë edhe qytetarë.

Grupi i lartpërmendur pretendon se u ka treguar njerëzve një mënyrë të sigurt dhe ligjore për të shkatërruar një Tesla.

“Everyone Hates Elon” u ka bërë thirrje londinezëve që t’i bashkohen aksionit protestues, duke shtuar se protesta i lejoi njerëzit e thjeshtë të bëheshin artistë dhe të krijonin një simbol të rezistencës kundër ndikimit të miliarderëve.

Ai theksoi gjithashtu se grupi nuk mbështet asnjë shkatërrim të paligjshëm të automjeteve të tjera. 

Të ngajshme

Mercedes në heshtje ka ndryshuar logon

Valjeta Turkaj

Japonia zhvillon panele super diellore që gjenerojnë energji sa 20 reaktorë bërthamorë

KushtrimGuraj

Sukses i madh i Blue Origin, gjashtë “yjet astronaute” shkojnë në hapësirë dhe kthehen në Tokë

KushtrimGuraj