Telenews

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve në Kosovë, më së miri dalin në gjuhën angleze

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për vitin 2026, ku kanë marrë pjesë gjithsej 21,982 nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare, arritshmëria mesatare në nivel vendi është 48.35%, duke reflektuar nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të ulët.

Rezultatet tregojnë dallime të dukshme mes lëndëve. Performanca më e lartë është regjistruar në Gjuhën angleze me 65.97%, e ndjekur nga Historia me 62.23% dhe Gjuha shqipe me 54.63%.

Ndërkohë, rezultatet më të ulëta janë shënuar në Kimi me 37.68% dhe Matematikë me 37.93%, të pasuara nga Biologjia me 40.83%, Fizika me 45.33%, Informatika me 47.87% dhe Gjeografia me 47.84%.

Ministria ka bërë të ditur se këto rezultate do të shërbejnë si bazë për analizimin e nivelit të përvetësimit të kompetencave dhe për hartimin e masave që synojnë përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor në vend.

Të ngajshme

Dalin rezultatet e qumështit Vita, 100% kualitet, pa vaj palme dhe pa qumësht pluhur

KushtrimGuraj

“Stop gjakderdhjes”: Protestohet në Podujevë pas plagosjes së katërfishtë

KushtrimGuraj

Posterët kundër shqiptarëve në Serbi nxisin reagime, kërkohet identifikimi i autorëve

KushtrimGuraj