Nënshkrimi i Neymar me Al-Hilal ka qenë shtimi më i fundit në Ligën Pro Saudite.
Transferimi i yllit brazilian nga PSG në skuadrën e Riadit është bërë i mundur falë milionave që vijnë nga Arabia Saudite.
Por nuk janë vetëm dollarë (ose euro) kur një superyll i sportit si Neymar kalon nga një klub në tjetrin (transferimi i brazilianit do t’i sjellë atij nga 200 deri në 350 milionë euro për dy vjet, pas vetëm Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema).
Ka pasur edhe kërkesa të tjera për t’u plotësuar për të siguruar nënshkrimin e tij.
Dhe ato nuk janë të lira, siç mund ta imagjinojmë.
Në fakt, gazeta britanike The Sun ka shpalosur një listë të gjerë kërkesash e cila, përveç makinave, përfshin, për shembull, një shtëpi me 25 dhoma gjumi, tre sauna, një pishinë dhe një avion privat.
Por duke u ndalur te automjetet, kërkesa e parë e kërkuar nga Neymar është një shofer dhe një automjet në dispozicion 24 orë në ditë. Në këtë rast, dhe gjithsesi sipas The Sun, bëhet fjalë për një furgon Mercedes që duhet të jetë gati ose për vete ose për familjen dhe miqtë e tij.
Ish- lojtari i Santos, Barcelonës dhe PSG-së dëshiron të ketë në garazhin e tij një Mercedes G-Class Wagon, një fuoristradë luksoze shumë e zakonshme në mesin e futbollistëve dhe mjaft e përshtatshme për rrugët e Arabisë Saudite që nuk janë gjithmonë në gjendje të mirë.
Një tjetër SUV që është pjesë e dëshirave të sulmuesit është Aston Martin DBX, një makinë që Fernando Alonso i njeh mirë cilësitë e saj dhe që plotëson në mënyrë perfekte G-Class.
Këto tetë automjete do të shtonin rreth 1.5 milionë euro në shumën totale të transferimit (që përfshin gjithashtu më shumë se 100 milionë euro për klubin e tij vendas PSG).