Telenews

Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni

 

 

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte bashkuar në koalicionin që drejtonte Ali Ahmeti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe përkrahjen që Kurti ia ka dhënë koalicionit VLEN të Arben Taravarit, shkruan Express.

Thaçi ka thënë se ndjehet keq për fiaskon që ka pësuar ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe thotë se i vjen tepër keq.

Ai tutje ka thënë se në zgjedhje u vërtetua mungesa e autoritetit moral të Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe se një gjë e tillë do të ketë pasoja.

“Mund të ma interpretojnë si sarkazmë. Ndjehem keq për fiaskon që pësoi ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni. Nëse dikush do të priste që unë të ndjehesha mirë, të qitsha qallam se ne e kemi mundë, por s’është ashtu. Pe ndjehem keq. Kur e vërteton mungesën e autoritetit moral i pari jonë në Kosovë në një vend siç është Maqedonia, kjo do të ketë pasoja. Do të mundohemi bashkë që t’i largojmë këto pasoja. Nuk do të flasë më”, ka thënë Thaçi në “LIBERO”.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani