Aktivistët e grupit Uzinat kanë publikuar pamjet, ku siç thonë ata, shfaqin serbët nga Kosova, të cilët po shkonin për në mitingun e Aleksandër Vuçiqit në Beograd, duke hipur në autobusë jo shumë larg qendrës së Gornji Milanovcit, shkruan N1.
Sipas dëshmisë së qytetarëve, rreth orës 15:30 një kolonë këmbësorësh është larguar nga parkingu te Shtëpia Norvegjeze.
Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar”, ndërsa në fshatin Majdan kanë mbërritur rreth orës 18:30, përballë tavernës “shofer”.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët hipin të gjithë “këmbësorët”.
Sipas dëshmitarëve, asnjëri prej tyre nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy vetura.
Është afërsisht 10 kilometra nga Shtëpia Norvegjeze në Gornji Milanovc deri në tavernën “shofer” në fshatin Majdan.