Telenews

Themelorja ende pa vendim të ri për masën e sigurisë ndaj 5 policëve në Lipjan

Familja e Agon Zejnullahut që para dy javësh vdiq gjatë arrestimit nga pesë zyrtarë policorë, janë në pritje të vendimit të dytë të Gjykatës Themelore për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve.

Pas vendimit të Apelit që ktheu në rivendosje edhe njëherë rastin, përfaqësues të familjes thonë se gjykata e shkallës së parë nuk duhet të ndryshojë qëndrim mbi masën.

Ndërsa, sipas ish-kryetarit të Apelit, Themelorja duhet të vendosë në afat sa më të shpejtë për këtë çështje.

Mos analizimi dhe mos vlerësimi i provave nga ana e Gjykatës Themelore, kur kishte vendosur masën e paraburgimit për 5 zyrtarët policorë në Lipjan, të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, ka quar në anulim të këtij vendimi nga Apeli.

Megjithatë kolegji shkallës së dytë ka lënë në paraburgim të nëjtit, derisa gjykata e shkallës së parë të marrë një vendim të ri.

Në vendimin e Apelit, të siguruar nga Dukagjini, thuhet se Themelorja nuk e kishte arsyetuar sa duhet caktimin e masës më të rëndë për të dyshuarit.

Të ngajshme

Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

Valjeta Turkaj

Maqedonci takohet me ministrin turk: FSK drejt vetëqëndrueshmërisë me fabrikën e municionit

Valjeta Turkaj

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri shtetasi turk

Valjeta Turkaj