Telenews

Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”.

Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar. Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

 

 

 

 

Të ngajshme

Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit

KushtrimGuraj

Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të

KushtrimGuraj

Trump tregon se si e kërcënoi Serbinë për të mos nisur luftë me Kosovën

Donat Hashani