Telenews

Theret me thikë një person në Vushtrri

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e hënë në Vushtrri.

Policia njofton se i dyshuari mashkull ka goditur me thikë një person tjetër.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj